Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë të raportuar si e vjedhur në Prishtinë dhe ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me rastin.
Rasti u raportua gjatë ditës së sotme, dhe njësitet policore ndërmorën veprimet operative për identifikimin e mjetit dhe të personit të dyshuar.
Sipas vendimit të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë.




