Në vazhdim të seancës ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, prokurori Matthew Howling reagoi ndaj pretendimeve të mbrojtjes.
Sipas Howling, mbrojtja kishte bërë shtrembërime gjatë javës së kaluar, duke mohuar prova të rëndësishme.
Ai citon mbrojtjen që pretendonte se Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte dhënë urdhra të drejtpërdrejt për veprimet e pretenduara kriminale.
Prokurori theksoi se ekzistojnë prova që tregojnë diskutime mbi ekzekutimin e të ndaluarve, duke përfshirë urdhëra të Shtabit të Përgjithshëm, ku ishin të përfshirë edhe të akuzuarit. Ai shtoi se këto prova janë të drejtpërdrejta dhe nuk mund të hiqen nga procesi gjyqësor.




