Në seancën për shqyrtimin e projektbuxhetit të Kosovës për vitin 2026, shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, vlerësoi dokumentin nga dy perspektiva: politike dhe teknike.
Tahiri tha se buxheti u miratua më 31 dhjetor 2025 nga qeveria në detyrë dhe se shumica e linjave buxhetore, projektet kapitale dhe shpenzimet për mallra e shërbime mbeten të njëjta.
Ai theksoi se ndryshimet e parashikuara janë të pasqyruara në planin strategjik të qeverisë dhe se ky buxhet konsiderohet provizor, duke u nënshtruar rishikimeve në muajt e ardhshëm.
Tahiri shtoi se qytetarët duhet të kuptojnë se buxheti nuk përmban veprime politike të qeverisë në detyrë dhe se shërben si bazë operimi për periudhën fillestare të vitit.




