Për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Trafiku Urban në Prishtinë ka njoftuar se të gjithë udhëtarët do të udhëtojnë pa pagesë bilete.
Lirimi nga pagesa vlen gjatë gjithë ditës së festës dhe realizohet gjithashtu në mbështetje të marshit qytetar “Liria ka Emër”.
Në njoftimin e publikuar në Facebook, Trafiku Urban thekson:
“Të gjithë shfrytëzuesit e Trafikut Urban do të lirohen nga pagesa e biletës, në shënim të kësaj feste të rëndësishme dhe në mbështetje të marshit „Liria ka Emër”. Gëzuar 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë!”




