Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Në mesazhin e tij, Trump ka përgëzuar qytetarët e Kosovës dhe ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Ai ka shprehur gatishmërinë për thellimin e partneritetit, veçanërisht në fushën e tregtisë dhe investimeve, si dhe për bashkëpunim në funksion të paqes dhe stabilitetit.
Trump ka falënderuar gjithashtu Kosovën për mbështetjen ndaj përpjekjeve amerikane për paqe, duke shprehur besimin në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.




