Federata e Futbollit e Kosovës (FSHF) ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë kudo ku jetojnë dhe veprojnë me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në urim, FSHF thekson se gjatë këtyre viteve Kosova ka përjetuar zhvillim të dukshëm në shumë fusha, ku sporti, veçanërisht futbolli, ka luajtur një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e vendit në arenën ndërkombëtare.
Federata vlerëson veçanërisht bashkëpunimin e ngushtë dhe marrëdhëniet vëllazërore me FFK, të ndërtuara mbi respekt, solidaritet dhe qëllime të përbashkëta për zhvillimin e futbollit.
“Në këtë përvjetor të rëndësishëm, besojmë se bashkëpunimi mes dy federatave do të forcohet edhe më tej, në shërbim të brezave të rinj dhe sukseseve të reja sportive. Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë!” thuhet në urim.




