Sot, me krenari dhe emocion të veçantë, Agim Veliu kujton 17 Shkurtin e vitit 2008 – ditën historike kur, si deputet dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, pati nderin të japë firmën për shtetin e lirë dhe sovran të Kosovës.
Ai përulet me respekt para të gjithë atyre që dhanë gjithçka për lirinë e vendit, duke theksuar se ajo është amaneti i dëshmorëve, ëndrra e prindërve dhe shpresa e fëmijëve të Kosovës.
“Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë! Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës! 🇽🇰” shkruan Veliu, duke ftuar qytetarët të festojnë këtë moment historik me krenari dhe unitet.




