Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë seancës solemne për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, theksoi se vendimi për liri dhe shtetësi u mor shumë më herët, edhe pse pavarësia u shpall 18 vjet më parë.
Abdixhiku u shpreh se pavarësia nuk ishte vetëm një akt formal, por kulmi i një procesi të gjatë shekullor për mbijetesë, identitet dhe dinjitet.
“Ka ditë kur historia na fton të flasim, ka ditë kur na kërkon të dëgjojmë, dhe ka ditë si kjo kur na kërkon të kujtojmë me dinjitet,” tha ai.
Në përfundim, kreu i LDK-së theksoi: “Në këtë ditë ne kujtojmë gjithë rrugën që na çoi deri aty.”




