Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe shpreh krenarinë për marrëdhënien e fortë me vendin.
Në një video të publikuar në faqen e tij zyrtare, Hargreaves tha se Britania e Madhe mbetet e përkushtuar të punojë krah për krah me Kosovën për një Evropë të fortë, të sigurt dhe të begatë.
Ai gjithashtu përmendi momentin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.




