Ambasada e Austrisë në Prishtinë ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, duke përcjellë mesazhe urimi për qytetarët e vendit.
Në një njoftim publik, ambasada theksoi se Austria vlerëson partneritetin e fortë me Kosovën, të ndërtuar mbi miqësi, interesa të përbashkëta dhe lidhje të ngushta mes dy popujve.
Po ashtu, u shpreh gatishmëria për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të punuar së bashku drejt një të ardhmeje të begatë.




