Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, rikujtoi ditën historike të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, një moment që e përjetoi personalisht.
Në një intervistë për Klan Kosova, Çitaku tha se ajo ditë ishte e ftohtë dhe e acartë, por njëkohësisht e mbushur me emocione dhe gëzim për qytetarët e Kosovës.
Ajo ndau gjithashtu një detaj interesant: gjatë ditës së shpalljes së pavarësisë nuk regjistrohet asnjë aksident trafiku në vend.
“Çdo 17 shkurt rikthehen emocionet e asaj dite. Kam qeshur dhe kam qarë për prindërit dhe gjyshërit, për jetët që s’janë më, por edhe jam gëzuar për fëmijët që po lindin në një shtet të ri,” tha Çitaku.
Sipas saj, festa e Pavarësisë nuk është e njëjtë pa praninë e udhëheqësve të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e momentit historik për vendin.




