Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, bëri homazhe dhe nderime në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Këto homazhe u bënë në shenjë respekti dhe mirënjohjeje të thellë për sakrificën sublime të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, të cilët kontribuuan në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit.




