Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë, duke theksuar partneritetin e fortë midis dy vendeve dhe lidhjet që ekzistojnë shumë kohë para pavarësisë.
“Nga Gjermania në Prishtinë dhe nga Kosova në Berlin, festojmë së bashku. Kosova është një histori suksesi 18-vjeçare, dhe e ardhmja jonë e përbashkët duket e ndritur,” thuhet në njoftim.




