Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, krerët e shtetit kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe kryeministri Albin Kurti, vendosën lule dhe bënë nderime pranë varrit të ish-presidentit Rugova.
Homazhet u zhvilluan në kuadër të aktiviteteve shtetërore për përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.




