Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që morën pjesë në marshin e mbajtur sot në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
Në reagimin pas protestës, organizatorët theksuan se pjesëmarrja e madhe nga të gjitha qytetet e Kosovës, rajoni dhe diaspora dha një mesazh të qartë dhe paqësor.
Marshi “Drejtësi, jo politikë” u mbajt në Sheshin “Skënderbeu”, duke u cilësuar si një nga organizimet më të mëdha qytetare në vend.




