Sot në Prishtinë u mbajt “Marshi për Drejtësi”, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Pas këtij organizimi, ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), e cila falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar.
Në reagimin e saj, OVL-UÇK i bëri thirrje Gjykatës Speciale që t’i numërojë dhe t’i marrë parasysh zërat kundërshtues të qytetarëve që morën pjesë në marsh.
“Ftojmë Gjykatën Speciale t’i marrë parasysh të gjithë këta zëra kundërshtues. Faleminderit, shqiptarë!”, thuhet në reagim.




