Policia e Kosovës ka njoftuar se, me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë masa të nevojshme planifikuese, operative dhe preventive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Sipas njoftimit, është hartuar një plan i veçantë operativ me qëllim që aktivitetet dhe manifestimet festive të zhvillohen në mënyrë të qetë, duke u mundësuar qytetarëve që ta festojnë në siguri Ditën e Pavarësisë.
Aktivitetet për shënimin e kësaj dite kanë nisur më 16 shkurt dhe vazhdojnë sipas agjendës shtetërore, ku përfshihet edhe parakalimi i Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë së Kosovës.
Qëllimet kryesore të planit operativ përfshijnë:
Mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe zbatimin e ligjit;
Shtimin e masave të sigurisë para, gjatë dhe pas aktiviteteve;
Rritjen e nivelit të monitorimit dhe reagimit policor në përputhje me situatën në terren;
Ofrimin e sigurisë për qytetarët në të gjithë vendin.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të shmangin këto rrugë dhe të përdorin rrugë alternative, për të evituar kolona dhe vonesa të mundshme.
Në fund, Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim dhe ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm.




