Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së vendit.
Në mesazhin e tij, Macron ka theksuar përkushtimin e Francës ndaj pavarësisë së Kosovës dhe perspektivës evropiane të saj, duke nënvizuar se Franca do të vazhdojë të mbështesë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si pjesë e sigurisë dhe stabilitetit evropian.
Presidenti francez ka shprehur dëshirën që bashkëpunimi mes dy vendeve të zhvillohet edhe në fusha të ndryshme si ekonomi, edukim dhe të drejta të grave, duke theksuar vlerat e përbashkëta të Francës dhe Kosovës.
Mesazhi mbyllet me shprehjen e respektit dhe urimet më të mira për Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës.




