Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, duke i dëshiruar stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Ajo theksoi marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, duke vlerësuar punën e përbashkët për avancimin e agjendës evropiane dhe forcimin e lidhjeve në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve.
“Presim thellimin e partneritetit dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona në interes të qytetarëve tanë,” shtoi presidentja.




