Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën solemne për 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, tha se liria erdhi pas sakrificash të mëdha dhe qëndrese të pandërprerë ndër breza.
Ai theksoi se është i gjatë vargu i patriotëve që punuan dhe luftuan për vendin, duke shtuar se shumë prej tyre e paguan lirinë me gjak.
Tahiri shprehu gjithashtu mirënjohje për aleatët ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen në realizimin e pavarësisë.




