Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik për tërheqjen e menjëhershme nga tregu të formulave për foshnje: Aptamil Pronutra 1, Aptamil Pronutra 2 dhe Bebelac 1, pasi është konfirmuar prania e toksinës cereulide në këto produkte, të cilat vijnë nga Polonia.
Produktet janë importuar në Kosovë nga kompania UNION Sh.P.K., Vushtrri, dhe janë prodhuar nga Nutricia Zakłady Produkcyjne Sp. z o.o., Poloni. Masa u ndërmor pas marrjes së njoftimit nr. 2026.1152 përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF).
AUV thekson se niveli i rrezikut është serioz dhe i bën thirrje konsumatorëve që të mos përdorin këto produkte dhe t’i kthejnë në pikën e shitjes.
Agjencia vazhdon monitorimin e tregut për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.




