Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur me 5,8% në krahasim me janarin e vitit të kaluar, ndërsa inflacioni mujor për janarin 2026 ka shënuar një rritje prej 1,2% krahasuar me dhjetorin 2025.
Rritja e çmimeve është ndikim i shtrenjtimit të mallrave dhe shërbimeve, duke pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në koston e jetesës. Kategoritë që kanë kontribuar më shumë në inflacionin vjetor janë: biletat e fluturimeve (50,4%), furnizimi me ujë dhe shërbimet e lidhura me banimin (44,4%), lëndët djegëse (17,2%), energji elektrike (16,7%), pemët (15,5%), dhe mishi (13,1%).
Gjithashtu, janë shënuar rritje edhe në produkte të tjera si qumështi, djathi dhe vezët, shërbimet hoteliere, dhe pijat alkoolike, ndërsa ka pasur rënie të çmimeve te karburantet dhe lubrifikantët për transportin personal, me një ulje prej 7,3%.
Në aspektin mujor, rritja e çmimeve të biletave të fluturimeve (42,1%), furnizimit me ujë (41,4%), dhe lëndëve djegëse (4,6%) kontribuan në inflacionin e janarit 2026.




