Avokati i ish-kryetarit të Kadri Veseli, Rodney Dixon, gjatë fjalëve përfundimtare në gjyqin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve, kritikoi Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për përdorimin e provave të patestuara.
Ai theksoi se sipas rregullit 144, provat që nuk janë testuar nuk mund të shërbejnë si baza e vetme për vendim fajësie, duke e cilësuar si të pabazuara të gjitha argumentet e Prokurorisë ndaj Veselit.




