Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit, duke theksuar se ky muaj forcon ndjenjën e sakrificës, vetëpërmbajtjes, mëshirës dhe faljes mes njerëzve. Ai theksoi se këto vlera janë thelbësore për shqiptarët dhe se kanë qenë pjesë e identitetit të tyre gjatë gjithë historisë.
Haradinaj ka uruar Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë, në Kosovë, diasporë dhe trojet shqiptare. Ai shprehu dëshirën që ky muaj i shenjtë të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie, duke u lutur për agjërim të lehtë e të pranueshëm për të gjithë.




