Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, i cili e uroi për Përvjetorin e Pavarësisë dhe për mandatin e ri qeverisës.
Në këtë takim, Kurti theksoi prioritetet e Qeverisë së re, duke përfshirë investimet në infrastrukturë strategjike, përkushtimin për paqe dhe siguri, dhe angazhimin për integrimin në strukturat euro-atlantike. Ai gjithashtu falënderoi ambasadorin Guérot për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe për bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet dy vendeve.
Ambasadori Guérot shprehu urimet e tij për Kryeministrin dhe theksoi rëndësinë e këtij mandati të ri qeverisës për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës.




