Në Prizren ka nisur ndërtimi i 50 shtëpive të reja për familjet që përfitojnë asistencë sociale.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës, duke theksuar se projekti po realizohet në bashkëpunim me Shoqatën Jetimat e Ballkanit.
Sipas planit, 35 shtëpi do të ndërtohen në Lagjen e Trimave, ndërsa 15 të tjera do të ndërtohen në pronat private të familjeve që plotësojnë kriteret për përkrahje sociale.
Ky investim synon të përmirësojë kushtet e jetesës për familjet në vështirësi ekonomike dhe të ofrojë strehim të sigurt e afatgjatë për përfituesit, duke forcuar njëkohësisht solidaritetin në komunitet.




