Një ortek i fuqishëm ka goditur rajonin e Liqeni Tahoe në Kaliforni, duke lënë të zhdukur 10 skiatorë dhe duke bllokuar gjashtë të tjerë që janë në pritje të shpëtimit.
Sipas autoriteteve lokale, orteku është raportuar rreth orës 11:30 në zonën Castle Peak, pranë qytetit Truckee. Zyra e Sherifit të Qarkut Nevada ka bërë të ditur se ekipet e emergjencës janë angazhuar menjëherë në operacionin e kërkim-shpëtimit.
Grupi i prekur përbëhej nga katër guida dhe 12 klientë, të cilët ndodheshin në zonë në momentin e ortekut.
Autoritetet kanë paralajmëruar se kushtet e motit mbeten të rrezikshme, me mundësi për orteqe të tjera, duke vështirësuar përpjekjet për shpëtim.




