Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit amerikan Donald Trump, ka udhëtuar drejt Washington D.C. për të marrë pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes, së bashku me disa liderë botërorë.
Presidentja e cilësoi përfshirjen e Kosovës si vend anëtar dhe bashkëthemelues në këtë bord si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme në vitet e fundit, duke theksuar se ky hap forcon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit.
Ajo theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bordin e Paqes, me synim arritjen e rezultateve konkrete në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në rajonet e prekura nga konfliktet.




