Policia e Kosovës – Rajoni i Ferizaj – ka ndëshkuar pesë shoferë për tejkalim të shpejtësisë në rrugën Ferizaj–Gërlicë, në zonë me kufizim 60 km/h.
Njëri prej tyre u kap duke vozitur 166 km/h dhe u gjobit me 500 euro, 5 pikë negative dhe iu shqiptua masa e heqjes së patentë-shoferit për 6 muaj.
Katër shoferët e tjerë u gjobitën me nga 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim drejtimi për 3 muaj.
Shpejtësia u mat me veturën inteligjente të Policisë, ndërsa autoritetet paralajmëruan kontrolle të shtuara për rritjen e sigurisë në trafik.




