Zyrtarë nga Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim dhe Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike mbajtën ligjërata për sigurinë në internet me nxënësit dhe prindërit e shkollës “Princeton School of Prishtina”.
Temat kryesore përfshinin rreziqet online për fëmijët, format e bullizmit kibernetik, mashtrimet në internet, mbrojtjen e të dhënave personale dhe rolin e prindërve në edukimin dhe monitorimin e përdorimit të teknologjisë.
Ligjërata synoi të forcojë bashkëpunimin prind–shkollë–institucione për një internet më të sigurt për të rinjtë.




