Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot delegacionin e Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës (CPT), të udhëhequr nga Victor Zaharia.
Gjatë takimit, Zaharia paraqiti raportin paraprak të vizitave në institucionet vartëse të ministrisë, me fokus në respektimin e të drejtave të njeriut.
Sveçla e njoftoi delegacionin për angazhimet e institucioneve në zbatimin e rekomandimeve të mëparshme dhe garantoi përkushtim maksimal për adresimin e gjetjeve të reja.
“Do të ketë angazhim të plotë në trajtimin e gjetjeve të evidentuara, të cilat do të publikohen në raportin e korrikut,” tha Sveçla.
Ai falënderoi delegacionin e CPT-së për bashkëpunimin e vazhdueshëm në avancimin e kapaciteteve dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.




