Me fillimin e Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka vendosur ndryshime në organizimin e procesit mësimor në shkolla.
Sipas njoftimit, mësimi do të nisë nga ora 07:30. Do të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe do të reduktohen pushimet e gjata, me qëllim që mësimi të përfundojë më së largu deri në ora 17:00.
Autoritetet arsimore bëjnë të ditur se numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore nuk do të ndryshojnë, ndërsa masat janë ndërmarrë në respekt të agjëruesve gjatë kësaj periudhe.




