Drita e Gjilanit do të luajë sonte kundër Celjes në fazën play-off të Ligës së Konferencës, me synimin për një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 21:00. Drita hyn me moral të lartë dhe besim, pavarësisht përvojës më të madhe të Celjes në arenën evropiane.
Trajneri i ekipit ka kërkuar kujdes në mbrojtje dhe balancë në lojë, pasi Celje është rrezikshme në kundërsulme.




