Ylli shqiptar Dua Lipa është emëruar ambasadore globale e shtëpisë italiane të luksit, Bvlgari.
Laura Burdese, zëvendësdrejtoreshë ekzekutive e brendit, tha se Dua Lipa përfaqëson vizionin bashkëkohor të fuqizimit dhe lirisë, duke frymëzuar gratë në mbarë botën për të përqafojë forcën e tyre të brendshme.
Dua Lipa shtoi se të punosh me një brend ikonik si Bvlgari është një përvojë e veçantë, dhe se krijimet e tyre e bëjnë çdo paraqitje të paharrueshme.
Ajo bashkohet me lista yjesh të njohura si Anne Hathaway, Lisa (BLACKPINK), Liu Yifei dhe Priyanka Chopra Jonas si ambasadore të këtij brendi global.




