Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Vetëvendosjes në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike për të refuzuar kërkesën e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për buxhet shtesë.
Hoti theksoi se ky buxhet është i domosdoshëm për të siguruar që të gjitha auditimet e planifikuara të kryhen në kohë dhe me cilësi të duhur.
Ai kujtoi se në legjislaturat e mëparshme, kërkesat buxhetore të institucioneve të pavarura kushtetuese miratoheshin gjithmonë në komisione dhe në Kuvend, për të ruajtur balancën e pushteteve dhe pavarësinë e tyre nga Qeveria.
Sipas Hotit, refuzimi i sotëm tregon një fillim të dobët të legjislaturës dhe rrezikon efektivitetin e mbikëqyrjes së shpenzimeve publike në të ardhmen.




