Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka miratuar Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026, duke refuzuar kërkesën e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për 654,018 euro shtesë.
Kërkesa e ZKA-së përfshinte buxhet shtesë për punësime të reja, mallra dhe shërbime bazike, shpenzime komunale dhe investime kapitale, por u vlerësua se mund të përfshihej më vonë gjatë rishikimit të buxhetit.
Anëtarët e komisionit diskutuan se mbështetja e kërkesave është e drejtë, por në këtë fazë nuk do të ndikonte në strukturën aktuale të buxhetit.




