Reperja Loredana Zefi do të jetë e ftuara e radhës në emisionin “Mirëmbrëma Yje” me moderatoren Arbana Osmani, ku do të flasë për herë të parë publikisht pas projektit muzikor të ish-partnerit të saj, Mozzik, i cili përfshinte një “diss” ndaj saj.
Në një fragment të publikuar nga emisioni, Loredana shprehet se ka qëndruar e duruar për shkak të vajzës dhe thekson se nuk do të lejojë që fëmija të dëmtohet:
“Unë e kam duruar maksimalisht për hir të vajzës. Ai është në gjendje për famën e vet të harrojë edhe vajzën, por kjo nuk është e pranueshme.”
Deklarata e saj vjen pak javë pas mini-albumit të Mozzik, që përfshin këngën e famshme “Diss****”, ku reperi përballet me të kaluarën, kritikat publike dhe rolin e tij si prind. Teaser-i i intervistës tregon këndvështrimin e Loredanës si nënë që ka zgjedhur të heshtë për hir të fëmijës deri tani.
Intervista pritet të japë reagimin e saj të parë të drejtpërdrejtë ndaj projektit muzikor që ka rikthyer në qendër të vëmendjes raportin mes dy ish-partnerëve.




