Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Merz shprehet se pret të punojë ngushtë me Kurtin për të thelluar marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve.
Ai ka kërkuar nga kryeministri që të marrë vendimet e nevojshme për avancimin e integrimit euroatlantik të Kosovës, duke përfshirë edhe përparim në dialogun e normalizimit me Serbinë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Kosova ka një partner të fortë dhe të besueshëm në Gjermani për këto përpjekje. Ju uroj sukses në mandatin tuaj të ardhshëm,” thuhet në telegramin e urimit nga kancelari gjerman.




