Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pas fjalimeve përfundimtare të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Sipas PDK-së, paraqitjet e ish-krerëve ishin të dinjitetshme dhe mbështeteshin në historinë dhe të vërtetën e luftës së popullit të Kosovës për liri. Partia theksoi se përballja me drejtësinë është pjesë e historisë dhe duhet të trajtohet me respekt dhe përgjegjësi.
PDK shprehu pritjen që vendimi i gjykatës të jetë i drejtë, i paanshëm dhe i bazuar vetëm në fakte dhe prova, pa ndikime politike.
Partia konfirmoi besimin e saj në pafajësinë e të akuzuarve dhe kërkoi që çdo vendim të merret në përputhje me ligjin dhe provat e paraqitura gjatë procesit.




