Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për pjesëmarrjen e saj në takimin e Bordit të Paqes që po mbahet në Uashington.
Gjatë fjalës së tij, Trump u shpreh se Osmani “po bën punë të shkëlqyera”, duke e falënderuar për angazhimin e saj.
Presidenti amerikan u shpreh gjithashtu i nderuar edhe me praninë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në këtë takim.




