Edhe sot ka vazhduar projekt-fushata vetëdijësuese “Shpejtësia nuk është aftësi. Është rrezik.”, me moton “Mos e mat jetën me kilometra në orë”.
Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Han i Elezit kanë shpërndarë fletëpalosje për shoferët, duke apeluar për respektimin e kufizimeve të shpejtësisë dhe rregullave të trafikut.
Fushata pritet të vazhdojë deri më 28.02.2026, duke synuar rritjen e vetëdijesimit dhe uljen e rrezikut nga aksidentet rrugore.




