Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, po kalon sezonin më të mirë të karrierës në La Liga, me 16 gola në 23 ndeshje, duke u bërë rival i Kylian Mbappe për çmimin e golashënuesit më të mirë, Pichichi.
Analiza e mediumit britanik FotMob e krahasoi stilin e Muriqit me ish-yllin e Juventusit, Mario Mandzukic, duke vlerësuar performancën e tij jashtë klubeve të mëdha në Spanjë.




