Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se janë asgjësuar 7,998 copë produkte ushqimore për fëmijë, me peshë totale 4,130.8 kg, pas njoftimeve nga sistemi i alarmit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë (RASFF).
Asgjësimi është bërë në bashkëpunim me kompaninë UNION shpk dhe përfshin markat Aptamil dhe Nutricia Bebelac.
Autoritetet theksojnë se sasia është përcaktuar sipas datave të skadencës, ndërsa procesi i verifikimit dhe gjurmueshmërisë po vazhdon për të kontrolluar nëse ndonjë produkt i mbetur mund të jetë ende në treg.




