Donika Gërvalla-Schwarz ka deklaruar se sundimi i ligjit është detyrim i panegociueshëm dhe themel i një shteti të fortë ligjor, duke theksuar se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.
Ajo bëri të ditur se për vitin 2026 janë ndarë 44.6 milionë euro për Ministrinë e Drejtësisë, nga 29 milionë sa ishin në vitin 2020, me qëllim forcimin e reformave, digjitalizimin e proceseve dhe luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar.




