Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e 320 ushtarëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Afati i aplikimit është nga 2 deri më 27 mars. Të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Kosovës nga 18 deri në 25 vjeç, me shkollë të mesme të përfunduar.
Kandidatët duhet të kenë gjendje të mirë fizike dhe shëndetësore, figurë të pastër morale e ligjore dhe përkushtim për shërbim profesional.
Aplikimi bëhet online në platformën zyrtare të FSK-së.




