Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Akil Gjakovës, i akuzuar për dhunë në familje gjatë vitit 2024.
Sipas njoftimit të gjykatës:
Shpenzimet e procedurës penale mbulohen nga buxheti i gjykatës.
E dëmtuara mund të ndjekë kërkesën pasurore-juridike përmes procedurës civile kontestimore.
Palët do të njoftohen me aktgjykimin e shkruar dhe kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve tek Gjykata e Apelit.
Akil Gjakova ishte dorëzuar në polici në prill 2024, pas shpalljes në kërkim nga bashkëshortja e tij, e cila kishte pretenduar për dhunë fizike dhe psikike.




