Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ka kujtuar 37-vjetorin e grevës së minatorëve të Trepça, duke e cilësuar atë si një prej kapitujve më të fuqishëm të historisë së Kosovës.
Sipas Haxhiut, greva nuk ishte vetëm një akt sindikal, por një kushtim qytetar dhe kombëtar që shënoi një pikë kthese historike, duke paralajmëruar fundin e sistemit shtypës dhe duke forcuar themelet e rrugëtimit drejt Republikës.
Ajo gjithashtu nderoi të gjithë ata që punojnë për drejtësi sociale, luftojnë kundër varfërisë, pabarazisë gjinore dhe mbrojnë të drejtat e njeriut.




