Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar, në kuadër të themelimit të Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, theksoi rëndësinë historike të muajit mars.
Ai u shpreh se pa 5, 6 dhe 7 Marsin, pa sakrificën e familjes Jashari dhe pa luftën e UÇK-së për liri, nuk do të kishte 17 Shkurtin dhe shpalljen e pavarësisë.
Sipas tij, ndërsa shkurti shënon festën shtetërore, marsi përfaqëson lavdinë historike dhe nderimin e sakrificës për liri.




