Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar grevën e minatorëve të Trepça të vitit 1989, duke e cilësuar si akt të rëndësishëm të rezistencës politike.
Ai theksoi se greva e urisë e rreth 1300 minatorëve në Stantërg shënoi një moment kyç në kundërshtimin e suprimimit të autonomisë së Kosovës dhe mbetet pjesë e themeleve historike të Republikës.




