Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas refuzimit të 21 amendamenteve të propozuara nga grupi parlamentar i saj në Projektligjin për buxhetin.
Në konferencë për media, përfaqësues të LDK-së i cilësuan projektet e refuzuara si të rëndësishme për qytetarët dhe zhvillimin e vendit.
Sipas tyre, ndër projektet e papranuara janë rritja e buxhetit për Universitetin e Prishtinës, mësimi tërëditor, unaza e kryeqytetit, ndërtimi i spitalit të Prishtinës, projekte për ujësjellës në disa komuna, digjitalizimi i shkollave, si dhe investime në kulturë dhe energji.
LDK ka paralajmëruar se do të vazhdojë të insistojë për përfshirjen e këtyre projekteve në buxhet, duke theksuar se në të kundërtën nuk do ta mbështesë atë. /EO/




